ASH: Gjendja në Gostivar po kthehet në normalitet, të mos përdoret për përfitime politike

Aleanca për Shqiptarët njofton se gjendja e krijuar në Gostivar po ecën drejt normalizimit të plotë. Sipas partisë, kjo po arrihet falë angazhimit të institucioneve lokale dhe qendrore, organizatave, miqve dhe të gjitha palëve të përfshira, të cilat i falënderon për gatishmërinë dhe mbështetjen e treguar.

Të lidhura

None found

Në reagim thuhet se shtabet e krizës në nivel lokal dhe qendror po veprojnë në mënyrë jashtëzakonisht efikase. Komuna e Gostivarit, ndërkohë, po bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente dhe ka vendosur në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për kapërcimin sa më të shpejtë të situatës.

Puna për rikthimin e normalitetit po vijon me intensitet. Pritjet janë që shumë shpejt të sigurohet fillimisht ujë për përdorim teknik dhe më pas edhe ujë i sigurt për pije.

Aleanca për Shqiptarët u bën njëkohësisht thirrje të gjitha palëve që këtë gjendje të mos e shfrytëzojnë për pikë politike në dëm të qytetarëve. Kritika u drejtohet veçanërisht atyre që, sipas partisë, nuk kanë sjellë as edhe një shishe ujë në Gostivar, por janë kufizuar vetëm në kundërshtimin e veprimeve të institucioneve.

Në reagim theksohet se rejtingu politik nuk mund të ndërtohet mbi fatkeqësinë e dikujt tjetër. Në këtë moment, përparësi duhet të kenë tejkalimi i situatës dhe përkrahja e qytetarëve.

Partia kërkon gjithashtu që të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë të përcaktohen nëpërmjet një procedure të drejtë, objektive dhe transparente.


Shtuar 26.07.2026 17:45

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort