Arrestohet një 47-vjeçar nga Tetova pasi lëvizte me 177 km/h në aksin Gostivar–Tetovë

Një drejtues mjeti është ndaluar nga policia pasi është konstatuar se po qarkullonte me 177 kilometra në orë në rrugën Gostivar–Tetovë, në një pjesë të rrugës ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 80 km/h.

Të lidhura

None found

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se ngjarja është regjistruar sot rreth orës 18:00, në afërsi të kyçjes së Bogovinës, ku efektivët e Njësisë Mobile për Sigurinë në Komunikacion e kanë evidentuar kundërvajtjen me automjetin special për kontrollin e shpejtësisë.

Me urdhër të prokurorit publik, liria i është hequr K.B. (47) nga Tetova, i cili po drejtonte një veturë të markës “Skoda” me targa të Tetovës.

Sipas MPB-së, ndaj tij janë marrë të gjitha veprimet e parapara me ligj dhe ai do të përballet me procedurë penale në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, MPB thekson se kontrollet në trafik do të vijojnë në mbarë territorin e vendit, me synim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe ndëshkimin e shkelësve.

Autoritetet u kanë bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’u përmbahen rregullave të trafikut, në mënyrë që të ndihmojnë në krijimin e rrugëve më të sigurta.


Shtuar më 1.07.2026 22:49

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber