Arrestohet në Haraçinë i arratisuri me urdhërarrest qendror, në kërkim që nga viti 2024

Një 44-vjeçar nga Shkupi, i identifikuar si S.I., u arrestua më 16.09.2026 rreth orës 05:30 në fshatin Haraçinë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ndalimi u realizua nga Seksioni për Kërkime i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me Policinë Intervenuese.

Të lidhura

None found

I arrestuari ishte shpallur në kërkim me urdhërarrest qendror për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215, paragrafi 3 të Kodit Penal, për të cilën ishte dënuar me pesë vjet burgim.

S.I. kishte qenë në arrati që nga viti 2024. Pas ndalimit, ai iu dorëzua Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme Gazi Babë për procedura të mëtejshme, njofton MPB-ja.


Shtuar 16.09.2026 11:17

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel