Një 67-vjeçar me inicialet B.S. nga Manastiri është privuar nga liria nga nëpunës policorë të SPB Manastir. Sipas njoftimit të MPB Maqedoni, ndalimi është kryer dje (16.08.2026), në orën 15:40.
Të lidhura
None found
Dyshohet se rreth orës 12:35, ai ka shkaktuar zjarr në rrugën “4 Nëntori” në Manastir. Flakët kanë përfshirë barin e thatë dhe paletat prej druri që ndodheshin në depon e tij të mëparshme.
Nga MPB bëjnë të ditur se zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Manastirit, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje, ekipi i SPB Manastir ka kryer këqyrjen dhe, pasi rasti të dokumentohet plotësisht, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
