Angellov: Zjarret e djeshme shënuan ditën më të vështirë të sezonit

Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), deklaroi se dita e djeshme ishte më e rënda e këtij sezoni zjarresh për shkak të rrezikut ndaj zonave të banuara, pasi u regjistruan dy vatra veçanërisht alarmante.

Të lidhura

None found

Në fshatin Bogomillë, në komunën e Çashkës, flakët mbërritën deri pranë shtëpive të para, duke e bërë gjendjen jashtëzakonisht serioze. Një katastrofë më e madhe u shmang falë reagimit të menjëhershëm të banorëve dhe ndërhyrjes së zjarrfikësve nga Velesi.

Gjendja më kritike u paraqit në Rajonin e Pelagonisë, ku nga zjarret u rrezikuan fshatrat Ivanovci, Lozneni dhe Novo Selane. Angellov shkoi personalisht në Lozneni dhe tregoi se fronti i flakëve ndodhej vetëm pesëdhjetë metra nga shtëpitë, ndërsa përhapej mes barit të thatë me lartësi mbi gjysmë metri.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm, në vend ishin evidentuar gjithsej 40 zjarre. Prej tyre, gjashtë mbeteshin aktive, tre ishin vënë nën kontroll dhe 31 ishin shuar./Telegrafi/


matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet