Angellov: Vijon rreziku nga zjarret, situatë e rëndë në Bogovinë

Rreziku i zjarreve vazhdon të jetë i pranishëm, ndërsa numri i rasteve mbetet tepër i lartë, duke rënduar çdo ditë punën e zjarrfikësve dhe të gjithë personave të angazhuar në shuarjen e tyre, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

Të lidhura

None found

Angellov bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 26 zjarre në zona të hapura. Ndërkohë, një vatër serioze vijon të jetë aktive në territorin e komunës së Strugës, mes fshatrave Lokov dhe Burinec.

Sipas tij, bëhet fjalë për një zjarr pyjor që ka përfshirë kryesisht pyje me cilësi të ulët, ndërsa në disa pjesë po digjen shkurre dhe gjemba. Megjithatë, ekziston frika se flakët mund të përhapen edhe në pyje cilësore, ndaj është marrë në shqyrtim edhe ndërhyrja me helikopter.

Përdorimi i helikopterit gjatë orëve të nxehta të ditës është i kufizuar, sqaroi Angellov, duke shtuar se në terren janë dërguar disa ekipe të Pyjeve Kombëtare. Ekipet po punojnë për të siguruar të dhëna më të sakta mbi mënyrën e vënies nën kontroll të zjarrit.

Ndërkaq, gjatë mbrëmjes së vonë të së njëjtës ditë, situata ishte dramatike edhe në komunën e Bogovinës, në hapësirën ndërmjet fshatrave Urviç dhe Jellovjan. Zjarri, që përhapej përmes fierit dhe barit të tharë në një lartësi prej rreth 1.400 metrash, iu afrua fshatit Jellovjan./Telegrafi/


Shtuar 1.09.2026 14:42

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş