Tragjedi në Benevento, një burrë vret dy vëllezërit në restorantin familjar dhe më pas vetëvritet

Një ngjarje tragjike është shënuar në zonën e Beneventos, në Itali, ku një burrë qëlloi për vdekje dy vëllezërit e tij dhe më pas i dha fund jetës.

Të lidhura

None found

Krimi ndodhi në një restorant-hotel në Apice, në provincën e Beneventos, gjatë fundit të mëngjesit të së martës, më 1 shtator. Në atë moment, lokali ende nuk kishte nisur shërbimin e drekës, raportojnë mediat.

Referuar të dhënave të para të autoriteteve, njëri nga tre vëllezërit ka hapur zjarr ndaj dy të tjerëve dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Menjëherë pas ngjarjes, në restorant mbërritën karabinierët dhe ekipet e emergjencës, të cilat u përballën me pasojat e rënda të aktit.

Restoranti ishte në pronësi dhe menaxhim të përbashkët të tre vëllezërve, të cilët drejtonin biznesin familjar.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e sakta të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 1.09.2026 14:52

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş