Pas afro një muaji, banorët e Gostivarit mund ta përdorin përsëri për pije ujin e rrjetit të ujësjellësit.
Të lidhura
None found
Vendimi për lejimin e konsumit u mor në mbledhjen e Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, gjatë së cilës u analizuan rezultatet e fundit dhe informacionet mbi gjendjen e ujit në ujësjellësin e Gostivarit.
Shtabi bëri të ditur se analizat më të reja kanë vërtetuar se uji i plotëson kriteret mikrobiologjike dhe bakteriologjike, duke krijuar kushtet që ai të përdoret sërish për konsum.
Siguria e ujit u konfirmua edhe nga drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Megjithatë, autoritetet u këshillojnë qytetarëve që, përpara se ta pinë, t’i hapin çezmat dhe ta lënë ujin të rrjedhë mirë.
“Nga sot uji në Gostivar është i sigurt për pije”, deklaroi në një konferencë për media Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëkohësisht shef i Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave.
