Një 39-vjeçar nga Strumica është gjetur i pajetë në hapësirat e jashtme të Spitalit Klinik në Manastir, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit policor, rasti është raportuar mbrëmë në SPB Manastir, rreth orës 12:15.
Vdekja e J.I. është konstatuar nga një mjek i Shërbimit të Mjekësisë Emergjente në Manastir. Me urdhër të prokurorit publik, trupi do t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e kanë kryer ekipet policore të SPB Manastir./Telegrafi/
