Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, bëri të ditur se një 13-vjeçar është goditur me thikë në Çair.
Të lidhura
None found
Sipas Klekovskit, fëmija iu nënshtrua një operacioni dje, pasi goditja e kishte prekur drejtpërdrejt në zemër. Aktualisht, ai po trajtohet në repartin e kujdesit intensiv.
Ministri deklaroi se gjendja shëndetësore e të miturit paraqet rrezik për jetën./Telegrafi/
