Dogana në Aeroport zbulon deklarim të rremë: Kimikati i deklaruar ishte zëvendësuar me produkte dobësimi

Gjatë procesit të zhdoganimit në Zyrën e Doganimit të Brendshëm në Aeroport, Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast ku mallrat ishin deklaruar në mënyrë të pasaktë.

Të lidhura

None found

Dyshimet e zyrtarëve doganorë u ngritën gjatë verifikimit të dokumenteve, pasi ngarkesa ishte përshkruar si “Polycarboxylate Superplasticizer”.

Për të sqaruar nëse të dhënat përputheshin me përmbajtjen e pakos, u krye një kontroll fizik. Verifikimi tregoi se malli i deklaruar nuk ishte ai që ndodhej në dërgesë.

Në pakon e kontrolluar u gjetën produkte medicinale për dobësim, të cilat nuk janë të aprovuara për qarkullim në tregun e Kosovës. Për importimin e tyre nevojitet leje nga Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPPM).

Vlera e mallit është llogaritur në 1,775.90 euro, pa përfshirë detyrimet dhe taksat.

Sipas të dhënave të rastit, pala ka synuar të shmangë kontrollin doganor dhe procedurat e detyrueshme përmes ndryshimit të përshkrimit të mallit dhe paraqitjes së informacionit të pasaktë. Qëllimi ka qenë shmangia e detyrimeve, si dhe e lejeve të nevojshme për vendosjen e produkteve në qarkullim të lirë.

Dogana ka nisur veprimet procedurale përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi. Veprimet e palës janë cilësuar si kundërvajtje doganore, bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave.


Shtuar 1.09.2026 14:17

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş