Gjatë muajit korrik, numri i autorizimeve për ndërtim ka shënuar rënie, megjithatë projektet e miratuara përfshijnë ende qindra banesa dhe mijëra metra katrorë sipërfaqe të re. Në total janë lëshuar 367 leje ndërtimore, duke reflektuar një tkurrje prej 8,5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të lidhura
None found
Prej këtyre, shumica absolute, gjegjësisht 227 leje, u takojnë objekteve të larta, teksa 39 janë dedikuar strukturave të ulëta. Për 101 objekte të tjera është planifikuar rikonstruksioni. Në bazë të këtyre miratimeve, në vend pritet të ngrihen 1.248 banesa, me një sipërfaqe të përgjithshme që kalon 100 mijë metra katrorë.
Në shpërndarjen territoriale, Shkupi prin me 107 leje ndërtimi dhe 752 banesa të parashikuara. Megjithatë, vlera e investimit ka pësuar një goditje të fortë. Vlera totale e objekteve të autorizuara kap shifrën rreth 8 miliardë denarë, që përfaqëson një rënie prej 74,8% krahasuar me një vit më parë.
Enti Shtetëror i Statistikave shpjegon se ky rënie e theksuar vjen si pasojë e një lejeje të përmasave të mëdha të dhënë në korrikun e vitit të shkuar për ndërtimin e një parku me erë në lokalitetet Shtip, Radovish dhe Karbinci.
Sa i përket profilit të investitorëve, shumicën e përbëjnë individët. Konkretisht, 209 objekte, ose 56,9% e tyre, financohen nga persona fizikë, ndërkohë që 158 projekte vijnë nga subjekte afariste.
