32 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

32 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore të vendit fqinj bëjnë me dije se janë konfirmuar dhe 1092 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë, është shënuar numër rekord i të shëruarve. 2 003 persona e kanë fituar betejën me COVID.

Deri më tani janë vaksinuar mbi 18.000 qytetarë ndërsa numri i vaksinave që do të mbërrijnë në vend do të rritet në fund të prillit./


Shtuar 10.04.2021 20:50