Borussia Dortmundit fiton me përmbysje ndaj Stuttgartit, Haaland sërish “thatë” (VIDEO)

Fitore me përmbysje 2-3 e Borussias së Dortmundit në fushën e Stuttgartit, me vendësit që u dorëzuan në pjesën e dytë. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Stuttgartit, falë golit të Kalajdzic.

Verdhezinjtë shënuan dy herë brena pak minutash në fillim të pjesës së dytë me talentin Bellingham dhe Marco Reus.

Barazimi 2-2, i sigluar nga Daniel Didavi, rezultoi i përkohshëm, pasi në të 80-tën Knauff ktheu epërsinë për Dortmundin, që qëndroi në fuqi deri në fund.


Shtuar 10.04.2021 20:50