25 vjet teatër shqiptar, Dibra pret shtatë ditë festival

Nga 23 deri më 29 shtator 2026, Dibra do të jetë nikoqire e edicionit të 25-të të Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”. Qendra për Kulturë – Dibër do të hapë dyert për këtë ngjarje, e cila shënon 25 vite traditë, bashkëpunime artistike dhe kontribut në promovimin e teatrit shqiptar.

Të lidhura

None found

Publiku do të ketë mundësi të ndjekë një program të larmishëm, ku marrin pjesë teatro nga Shkupi, Tetova, Kumanova, Presheva, Vlora dhe Gostivari. Repertori i festivalit përfshin vepra të autorëve Samuel Beckett, Martin McDonagh, Joe Orton dhe Sarah Kane.

Festivali do të mbyllet më 29 shtator me shfaqjen “Psikoza”, të realizuar nga Qendra për Kulturë – Dibër sipas motiveve të Sarah Kane. Përshtatja dhe regjia mbajnë firmën e Besfort Idrizit, ndërsa kjo pjesëmarrje e vendos Dibrën në rolin e një krijueseje aktive, përveçse si pritëse të aktivitetit.

Me edicionin jubilar, festivali konfirmon vijimësinë dhe peshën që ka në jetën kulturore të qytetit. Përmes tij, teatri profesional afrohet me publikun, nxiten takimet mes artistëve dhe Dibra forcon vendin e saj në kalendarin e ngjarjeve teatrore shqiptare./InfoShqip.com/


Shtuar 21.09.2026 22:22

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabetAvvabetAvvabetAvvabetAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobet