Vuani nga kanceri në zorrën e trashë? Mjekja e njohur tregon ushqimet që duhet të konsumoni

Kanceri i zorrës së trashë është një nga sëmundjet më të përhapura kohët e fundit.  Prandaj personat që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të bëjnë kujdes në shumë aspekte, ku më kryesori është ushqime.

Mjekja nutricioniste, Albana Daka ka dhënë disa këshilla në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, mse çfarë ushqimesh duhet të shmangen apo konsumuar, veçanërisht për ata që janë në proces kurimi.

“Ka një regjim të personalizuar për këta persona, është disi i personalizuar. Por në fazën e parë të kimioterapisë fokusohemi te ushqimet e buta. Si proteina, që ndihmon te rigjenerimi dhe mund ta marrim te buka e bardhë dhe e butë, te bulmetrat, perimet me një sasi jo shumë të madhe fibrash, kryesisht perime në trajt pureje, frutat po ashtu, pulërat apo peshku në avull. Duhet të sigurohemi nëse personi ka nivel të mirë të kalçiumit, nëse jo duhet t’ja japim atë. Nuk duhet të ketë asnjë lloj sheqeri në sasinë e tij. Zero niveli sheqerit dhe lëngjet e frutave të blera nuk duhen, duhet t’i bëjmë në kushte shtëpie.

Antioksidantët e marrë nga perimet dhe frutat dhe vitamin D se stimulon në personat që kanë hequr një masë malinje”, tha ndër të tjera ajo.


Shtuar 14.01.2022 11:51