Analiza e re evidenton lidhje mes konsumit të mishit të kuq dhe rrezikut për kancer pankreatik

Konsumimi i shpeshtë dhe në sasi të mëdha i mishit të kuq mund të shoqërohet me një mundësi më të lartë për zhvillimin e kancerit të pankreasit.

Të lidhura

None found

Ky përfundim vjen nga një analizë e publikuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, ku u shqyrtuan të dhënat e 16 studimeve me afro dy milionë pjesëmarrës.

Hulumtuesit u përqendruan te marrëdhënia e mundshme mes konsumit të mishit të kuq dhe atij të përpunuar dhe shfaqjes së mëvonshme të kancerit të pankreasit.

Sipas rezultateve, individët që hanin më shumë mish të kuq paraqisnin një rrezik relativ 16% më të lartë për t’u prekur nga ky kancer, në krahasim me personat që konsumonin sasi më të vogla.

Analiza tregoi gjithashtu një prirje lineare: rreziku rritej në përpjesëtim me sasinë e mishit të kuq të konsumuar.

konkretisht, çdo 100 gramë shtesë mish të kuq në ditë shoqërohej me një rritje prej 10 për qind të rrezikut relativ për kancer të pankreasit.

Megjithatë, studiuesit nuk arritën të përcaktonin një nivel të caktuar konsumi pas të cilit rreziku do të rritej në mënyrë të menjëhershme.

Për mishin e përpunuar, ku përfshihen sallamet, salsiçet dhe produkte të tjera të ngjashme, rezultatet ishin të ndryshme.

Në shqyrtimin e 11 studimeve nuk u evidentua një lidhje statistikisht e rëndësishme mes konsumit të këtyre produkteve dhe kancerit të pankreasit, pavarësisht sasisë së konsumuar.

Gjetjet e reja janë në linjë me disa rezultate të mëparshme. Një meta-analizë e publikuar sivjet, e mbështetur në të dhëna nga më shumë se 1.8 milionë persona, raportoi se vegjetarianët kishin rreth 21 për qind më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri i pankreasit sesa njerëzit që konsumojnë mish.

Autorët, megjithatë, nënvizojnë se përfundimet duhet të vlerësohen me kujdes.

Pjesa më e madhe e të dhënave është mbledhur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, studimet e përfshira ishin kryesisht vëzhguese dhe përdornin pyetësorë për të dokumentuar zakonet ushqimore.

Studime të tilla mund të identifikojnë një lidhje mes dy faktorëve, por nuk dëshmojnë se mishi i kuq është drejtpërdrejt shkaktar i kancerit të pankreasit. Për më tepër, kërkimet e analizuara ndryshonin ndjeshëm nga njëri-tjetri.


Shtuar 8.08.2026 16:16

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetjolly girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş