Njerëzit me probleme financiare kanë rrezik më të lartë për atak kardiak

Statusi socio-ekonomik është një faktor i madh rreziku për shëndetin.Njerëzit me probleme financiare ka gjasa të vuajnë nga diagnoza kronike të tilla si sëmundjet kardiovaskulare. Një studim i ri ka treguar se si financat mund të ndikojnë në shëndetin tonë, veçanërisht për rrezikun e sulmit në zemër.

Në një studim të botuar në “JAMA Cardiology”, studiuesit thonë se problemet financiare lidhen me rrezikun e sulmit në zemër ndërsa rritja e pasurisë lidhet me një probabilitet më të ulët të sulmit në zemër. “Pasuria është një faktor rreziku që mund të ndryshojë gjatë jetës së një personi dhe mund të ndikojë në statusin e shëndetit kardiovaskular të një personi”, tha bashkautori i studimit, Matthias Vedugeneten.

Duke përdorur të dhëna nga Studimi Shëndetësor RAND (HRS) – i cili tregonte informacione mbi pasuritë financiare të pjesëmarrësve, duke përfshirë strehimin, kursimet, borxhet dhe të ardhurat – studiuesit ekzaminuan 5.579 të rritur mbi moshën 50-vjeç të cilët nuk kishin probleme me zemrën kur filloi studimi.

Midis janarit 1992-dhjetor 2016, pjesëmarrësit raportuan të gjitha diagnozat e reja shëndetësore që kishin patur. Studiuesit zbuluan se personat, pasuritë e të cilëve u rritën kishin më pak gjasa të zhvillonin sëmundje kardiovaskulare.

Megjithëse shumica e kërkimeve përqendrohet në të ardhura, ky hulumtim jep një pamje më të gjerë sesi situata financiare e një personi mund të ndikojë në shëndetin e tij – paga mund të jetë stresi kryesor financiar në jetë, por nuk është i vetmi.