Prej dekadash, sidomos në futbollin e niveleve më të larta si Kupa e Botës, abstinenca gjatë periudhave me presion të madh është parë si pjesë e disiplinës sportive. Ideja pas kësaj tradite është se seksi mund të dëmtojë performancën, duke sjellë dobësi fizike, lodhje muskulore dhe rënie të testosteronit, çka mund të ndikojë te forca.
Megjithatë, përgjigjja e shkurtër për këtë dilemë është: jo.
Të lidhura
None found
Në Kupën e Botës 2010, Fabio Capello, atëherë trajner i Anglisë, vendosi kufizime për kohën private të futbollistëve me bashkëshortet dhe të dashurat e tyre. Pavarësisht kësaj mase, rrugëtimi i Anglisë përfundoi para çerekfinaleve, pas humbjes 4-1 kundër Gjermanisë, ndaj mbetet e paqartë nëse kjo qasje pati ndonjë efekt, transmeton Klankosova.tv.
Katër vjet më pas, në Kupën e Botës 2014, trajneri i Bosnjë-Hercegovinës deklaroi para gazetarëve: “Nuk do të ketë seks në Brazil.”
Në Kupën e Botës 2026, deri më tani trajnerët nuk kanë folur publikisht për rregullat që vendosin jashtë fushës. Kjo e rikthen sërish pyetjen në qendër të debatit: a ndikon vërtet heqja dorë nga seksi gjatë turneut?
Dr.Tara Suëinyattichaiporn, eksperte e seksit dhe marrëdhënieve nga emisioni britanik Celebs Go Dating, ka thënë për UNILAD: “Heqja dorë nga seksi ose masturbimi nuk është e nevojshme për performancë maksimale të atletëve”.
Këtë e mbështet edhe një studim i botuar në Physiology & Behavior, ku morën pjesë 21 atletë meshkuj të moshës 21-35 vjeç. Sipas rezultateve, forca, qëndrueshmëria dhe tregues të tjerë të performancës nuk u përkeqësuan pas orgazmës pak para stërvitjes, krahasuar me një periudhë 7-ditore abstenimi, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me testosteronin, hormon që ndikon në prodhimin e spermës, masën muskulore, shpërndarjen e yndyrës dhe edhe humorin, Dr.Tara thekson: “Seksi nuk e ul testosteronin. Ai mund të luhatet gjatë seksit dhe orgazmës, por ndryshimet janë shumë të përkohshme”.
Bindja se “pa seks ka më shumë performancë” është shumë më e vjetër se vetë FIFA dhe NBA.
Që në kohët e lashta, grekët dhe romakët besonin se atletët meshkuj duhej të “ruanin” spermën, me qëllim që të mbanin “vitalitetin mashkullor” dhe agresivitetin gjatë garës.
Me Dr.Tara pajtohet edhe trajnerja dhe ekspertja e seksit Gemma Nice, megjithëse ajo vë theksin te momenti kur ndodh. Sipas saj, marrëdhëniet seksuale para ndeshjeve nuk e ulin domosdoshmërisht forcën apo qëndrueshmërinë, por mund të shkaktojnë një lodhje të lehtë nëse ndodhin shumë afër fillimit të garës.
Ajo shton se shpesh trajnerët sugjerojnë që seksi të shmanget deri pas ndeshjes, pasi organizmi ka nevojë të rikuperojë energjinë. Po ashtu, ajo rekomandon shmangie nga 30 minuta deri në 2 orë para ndeshjes, për shkak të mundësisë për lodhje ose marramendje.
Pavarësisht këtyre vlerësimeve, një numër i madh atletësh, veçanërisht boksierë, vazhdojnë të zgjedhin abstinencën gjatë grumbullimeve. Në fund, vendimi mbetet individual./Klankosova.tv
