Ky është shkaku më i zakonshëm i grindjeve të çifteve

Pavarësisht se sa shumë jeni të dashuruar në një lidhje, nuk mund t’i shmangni lehtësisht grindjet, veçanërisht nëse jetoni me partnerin tuaj.

Në fakt, një studim i ri ka zbuluar se një çështje, në veçanti, priret të jetë shkaku kryesor i grindjeve edhe mes çifteve që bashkëjetojnë.

Sondazhi shqyrtoi 2,423 burra dhe gra mbi moshën 18 vjeç, të cilët morën pjesë në një anketë. Për të mbledhur informacionin e nevojshëm, të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua të deklaronin se sa kohë kishin jetuar me partnerin e tyre përpara ndarjes. Periudha kohore më e zakonshme ishte gjashtë muaj deri në një vit (39%), e ndjekur nga më pak se gjashtë muaj (28%) dhe një deri në dy vjet (22%).

Kur u pyetën se çfarë e shkaktoi ndarjen, secili pjesëmarrës shkroi një listë të gjërave që shkaktuan një grindje me partnerin e tyre. Si rezultat, 22% ranë dakord që punët e shtëpisë ishin arsyeja kryesore e sherrit. Ndërsa paratë, zakonet e bezdisshme dhe pabesia pasonin.

Duke komentuar rezultatet e studimit, studiuesit thanë se vendimi për të jetuar së bashku është një hap i madh dhe në disa raste mund të çojë në ndarje./albeu.com


Shtuar 15.12.2021 22:40