ZYRTARE/ Kuvendi vendosi, Bajram Begaj shpallet Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë

Gjeneralmajor Bajram Begaj është bërë zyrtarisht President i Republikës së Shqipërisë.

Begaj ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë.

Begaj është votuar pro tij, nga 78 deputetë.

4 deputetë kanë qenë kundër.

1 votë ka shkuar abstenim.

Kujtojmë se deputetët e opozitës që ishin në sallë votuan kundër zgjedhjes së tij si president, apsi sipas tyre, ishte e jashtëligjme kalimi i tij nga posti ushtarak drejt presidencës./albeu.com/