Zoran Zaev ka dorëzuar sot pasdite në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Zaev e dorëzoi postin përmes një letre drejtuar Kuvendit, në të cilën arsyeton se rezultati i zgjedhjeve dhe momenti politik në të cilin ndodhet vendi e çuan atë në marrjen e këtij vendimi.
“Në kushte të këtilla, për mua personalisht dhe si kryeministër, për shkak të politikave në të cilat besoj, do të ishte papërgjegjësi politike dhe e paarsyetueshme para popullit dhe vendit tim që unë personalisht të vazhdoj të udhëheq qeverinë në rrugën euroatlantike. Mendoj se një kryeministër nga radhët e LSDM-së do ta mund ta bëjë në mënyrë më të mirë”, shprehet Zaev.
Në letër shkruan se në mandatin e tij janë marrë po ashtu edhe vendime historike si Marrëveshja me Greqinë me çka u sigurua gjuha dhe identiteti maqedonas dhe se vendi u anëtarësua në NATO. Ai përmend edhe konceptin “Një shoqëri për të gjithë”.
Dorëheqjen e tij pritet ta shqyrtojë kryeparlamentari Talat Xhaferri ditën e nesërme./albeu.com/