Zjarri nxori zbuluar municionet luftarake, forcat e ushtrisë mbërrijnë në Fier

Forcat e ushtrisë kanë mbërritur këtë të mërkurë në Fier, pasi zjarri në pyllin e Peshtanit nxorri zbuluar municionet e fshehura luftarake.

Municionet luftarake u zbuluan si pasojë e shpërthimeve që dëgjuan banorët në zonë. Pranë rrugës Fier- Cakran u gjet  një kuti e mbushur me fishekë të cilat përdoren për automatike kallashnikov.

Nuk dihet se cilës periudhë i përkasin, por mendohet se janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97. S

Shpërthimi i fishekëve është dëgjuar edhe një ditë më parë ndërsa një sasi e madhe e tyre si pasojë e flakëve kanë dalë edhe në rrugë.

Ndërkaq zjarret ne Peshtan dhe Kreshpan vijojnë edhe sot. Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë natës ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps por u neturalizua shpejt nga zjarrfikësit.

Në zonë ndodhen 6 mjete zjarrfikëse, 80 forca ushtrie dhe në ndihmë të tyre është edhe helikopteri Cougar./albeu.com/