Mëngjesin e sotëm një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë. Në zonën e Astirit ka rënë zjarr në një pallat, në katin e tretë.
Për t’u shpëtuar flakëve Hava Osmenaj 62 vjeç dhe djali i saj Klodjan Osmenaj, 36 vjeç, u hodhën nga ballkoni.
Për pasojë 62-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa Klodjani ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve.
Sipas fqinjëve, dyshohet se zjarrin e ka vënë Klodjani i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor. Në shtëpi ata nuk kishin as bombol dhe as lidhje gazi.
Ata thonë se ai është problematik dhe i dhunshëm dhe ka pasur edhe raste të tjera kur ka tentuar t’i vërë zjarrin shtëpisë.
Nga zjarri është shkrumbuar e gjithë shtëpia, dhe dëme ka pasur edhe te fqinjët.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e zjarrit./albeu.com