Zjarret në Himarë, Rama inspekton zonat e prekura dhe takon ekipet në terren: Në operacion 340 efektivë të FA-së

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, ku vizitoi zonat e përfshira nga zjarret gjatë natës së kaluar dhe u njoh nga afër me situatën e krijuar.

Gjatë qëndrimit në terren, ai zhvilloi takime me efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe strukturave të tjera të angazhuara në operacion. Rama u shprehu mirënjohjen për punën e tyre në mbrojtje të banorëve dhe pronës.

Të lidhura

None found

Të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit, për menaxhimin e situatës së zjarreve, janë angazhuar 881 forca operacionale dhe 75 automjete zjarrfikëse. Në operacion kanë marrë pjesë edhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura.

Ndërhyrja është mbështetur edhe nga ajri, ku gjatë ditës së sotme janë përdorur helikopterë dhe avioni Air Tractor për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit.

Ndërkohë, Bashkia e Himarës do të vijojë evidentimin, identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara për banorët e zonave të prekura.


Shtuar 5.09.2026 22:29

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis