Zjarr në thellësi të landfillit në Fushë-Krujë, reja toksike mbulon Krujën, Kamzën dhe Thumanën

Një re e dendur tymi toksik ka përfshirë një hapësirë të gjerë, nga Kruja e deri në Kamëz, ndërsa zjarri në grumbullin e mbetjeve në fshatin Halil të Fushë-Krujës vijon të digjet në shtresat e brendshme.

Megjithëse shiu ka arritur të shuajë flakët në sipërfaqe, vatra mbetet aktive poshtë malit të plehrave dhe lëshon gaze të rrezikshme që lëvizin në varësi të drejtimit të erës.

Të lidhura

None found

Gjatë gjithë natës, në zonë kanë operuar forcat zjarrfikëse të Krujës, të asistuara nga repartet e shërbimit zjarrfikës të Institutit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Burimet bëjnë të ditur se pritet ndërhyrja me mjete të rënda për të hedhur dhe mbi vatër, e vetmja zgjidhje e vlefshme për të asgjësuar totalisht djegien në një venddepozitim mbeturinash.

Një shqetësim shtesë paraqet vendndodhja e depozitës së ujit të pijshëm, vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes. Ky investim i përuruar vite më parë furnizon me ujë Fushë-Krujën dhe disa fshatra përreth, duke shtuar frikën për kontaminim të rezervave ujore.

Ndërkohë, tymi helmues ka mbuluar tashmë Krujën, Fushë-Krujën, Kamzën dhe arrin deri në Thumanë. Banorët e alarmuar nga cilësia e rënduar e ajrit dhe rreziqet për shëndetin u kërkojnë institucioneve kompetente që të ndërhyjnë pa vonesë për fikjen përfundimtare të zjarrit dhe të fillojnë menjëherë monitorimin e ndotjes atmosferike në këto zona.


Shtuar 22.07.2026 08:50

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet giriş