Një banesë në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës është përfshirë nga zjarri. Prona e Ardjan Mirit pësoi dëmtime të pjesshme, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe vunë flakët nën kontroll.
Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesë, pasi përfshiu trarët e çatisë. Si pasojë, çatia u shemb dhe ndërtesa mbeti jashtë funksionit.
Të lidhura
None found
Kur shpërtheu zjarri, në banesë nuk ndodhej asnjë person. Flakët u vunë re nga fqinjët, të cilët lajmëruan shërbimin zjarrfikës.
Dyshimet e para lidhen me një luhatje të energjisë elektrike, ndërsa përcaktimi i plotë i shkaqeve do të bëhet pas verifikimeve.
