Haxhiu: Pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë, duhet të zgjidhet Presidenti

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të Qeverisë së re, e cila drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, ajo i ka uruar kryeministrit Kurti dhe të gjithë përbërjes së re qeveritare, duke u dëshiruar sukses në detyrat e tyre.

Të lidhura

None found

Haxhiu ka deklaruar se institucionet e Kosovës i presin angazhime të rëndësishme në zbatimin e reformave, rritjen ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se Kuvendi do të përmbushë rolin e tij përmes ndjekjes së agjendës legjislative dhe mbikëqyrjes parlamentare të punës së ekzekutivit.

Sipas Haxhiut, pas votimeve të sotme, Kosova tashmë i ka të formuara Kuvendin dhe Qeverinë, ndërsa për përfundimin e procesit të kompletimit të institucioneve mbetet zgjedhja e Presidentit të Republikës.

Kryetarja e Kuvendit ka shprehur pritjen që deputetët ta përmbushin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe që procedura për zgjedhjen e Presidentit të përmbyllet me sukses.

“Kosova ka nevojë për institucione të forta, funksionale dhe stabile, e jo për pritje dhe vonesa të reja”, ka shkruar Haxhiu.


Shtuar 13.09.2026 16:54

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis