Zhduket i mituri në Tiranë, e ëma: Djali nuk është kthyer më në banesë

Një 16-vjeçar rezulton i zhdukur në Tiranë.

Ka qenë e ëma me iniciale R. V., 44 vjeçe që ka denoncuar në polici zhdukjen adoleshentit.

16-vjeçari është larguar nga banesa që prej ditës së djeshme dhe nuk është kthyer më në banesë.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.06.2022, shtetasja R. V., 44 vjeçe, ka kallëzuar se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi A. V., 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com

Shtuar 29.06.2022 12:02