Zgjidhen 25 anëtarët e kryesisë së Partisë së Lirisë, Blushi e Nesho rikonfirmohen në detyrë

Partia e Lirisë ka shpallur rezultatet e votimit për kryesinë e re të saj që do të përbehet nga 25 anëtarë.

Në një deklaratë nga selia e PL, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Silva Caka zbuloi emrat e anëtarëve mes të cilëve edhe ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Nga ana tjetër, Komiteti ka rikonfirmuar Tedi Blushin dhe Agim Neshon në postet e sekretarit të Përgjithshëm dhe zv/kryetarit të PL-së.

Ndërkohë që katër nënkryetarët e partisë do të jenë Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.


Shtuar 3.11.2022 10:59