Reali ka gjetur lojtarin që do të zëvendësojë Hazard

Mesfushori i kombëtares gjeorgjiane Khvicha Kvaratskhelia, i cili luan për Napolin, mund të kalojë në kampionatin spanjoll.

Sipas gazetarit të mediave sociale Ekrem Konur, mesfushori 21-vjeçar është një objektiv transferimi i Real Madridit. Los Blancos sheh te Kvaratskhelia një zëvendësues për belgun Eden Hazard, i cili mund të rikthehet në Premier League.

Kvaratskhelia iu bashkua Napolit në merkaton e verës. Ai nënshkroi një kontratë afatgjatë për pesë vjet.

Këtë sezon, gjeorgjiani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 12 ndeshje të Serisë A. /G.D albeu.com/

In Focus: Napoli star Khvicha Kvaratskhelia ready to shine against Rangers  | LiveScore


Shtuar 3.11.2022 10:53