Grupi ish-kryeministrit Sali Berisha pritet të mbajë të dielën zgjedhjet me antarësinë për përcakitimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Shkodër.
Komisioni i Rithemelimit ka depozituar emrat e kandidatëve për primaret në Bashkinë e Shkodrës.
Mësohet se të dielën në Shkodër do të votojë anëtarësia e PD dhe kandidatët potencialë për këtë bashki janë ish zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia dhe kryetarja aktuale e Bashkisë Voltana Ademi.
Disa ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tregoi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, sesi grupi i tij do të përcaktojë kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit në 6 bashkitë pa kryetarë. Berisha tregoi se kandidatët do të përcaktohen nga anëtarët përmes zgjedhjeve në struktura. Ata që do të marrin më shumë vota do të jetë zyrtarisht kandidatë.
Sipas tij, procesi është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe sipas tij është dëshmuar i suksesshëm, transparent dhe do të sjellë rezultate të mira./albeu.com/