Zgjedhjet e 6 marsit, PD depoziton në KQZ emrat e anëtarëve të KZAZ-ve

Partia Demokratike ka dërguar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit dhe gjithashtu ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve.

“Po ju dergoj per njohje shkresen e PD per regjistrim si subjekt politik dhe propozimet per anetare te KZAZ.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sot, edhe PS edhe LSI kanë dorëzuar po ashtu emrat e anëtarëve të KZAZ për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.


Shtuar 25.01.2022 21:04