Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se do t’i kërkohet qeverisë të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit për diasporën.
“600.248 shtetas që u skadon pasaporta deri më 15 maj 2025
209.931 shtetas që u skadon edhe letërnjoftimi edhe pasaporta deri më 15 maj.
160.213 shtetas, jo domosdoshmërisht votues që nuk kanë disponuar asnjëherë një dokument identifikimi. Nuk kanë aplikuar asnjëherë.
Vlerësoj që është e përligjur t’i kërkojmë Këshillit të Ministrave të zgjasë nëpërmjet aktit normativ zgjatjen e vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të paktën për shtetasit që votojnë nga jashtë territorit të Shqipërisë”, shprehet ai.