Zgjedhja e kryetarit në Himarë, mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me tensione, banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30, nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkise së Himarës, ku përveç disa pikave që janë në rend te ditës sot do diskutohet dhe caktimi i një nga dy nënkryetarët, që do të drejtojnë bashkinë e Himarës deri në zgjedhje të reja.

Dy nënkryetarët janë Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria, të cilët do të zgjidhen nga këshilli i bashkisë së Himarës.

Këshilli i bashkisë së Himarës, përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anetarë të tjerë nga parti të vogla.

Fillimisht në mbledhje, do të diskutohet për rendin e ditës dhe më pas do të caktohet një nga 2 nënkryetarët.

Ende pa nisur mbledhja, banorët e pranishëm për të ndjekur mbledhjen e këshillit, janë përplasur me policinë pasi kërkuan që drejtuesi politik i PS, Blendi Klosi të dilte nga salla e mbledhjes.

Këshilli pritet të mandatojë sot kryetarin e përkohshëm, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Himarë pas arrestimit të kryebashkiakut Jorgo Goro, nën akuzën e tjetërsimit të pronave.


Shtuar 29.03.2024 10:45