Zelensky thirrje zyrtarëve të lartë rusë: Jepeni dorëheqjen dhe dilni kundër luftës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskly u ka bërë thirrje drejtpërdrejt zyrtarëve të lartë rusë dhe figurave të medias që të japin dorëheqjen nga postet e tyre dhe të mbajnë qëndrim kundër pushtimit të vendit të tij.

Gjatë natës, në një fjalim nga Kievi, Zelensky iu drejtua drejtpërdrejt “të gjithë zyrtarëve të Federatës Ruse”.

“Nëse qëndroni në detyrë, nëse nuk e kundërshtoni luftën, komuniteti ndërkombëtar do t’ju privojë nga gjithçka”, tha Zelensky. “Gjithçka që keni fituar ndër vite. Kjo tashmë po bëhet.”

“E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e propagandës”, vazhdoi ai. “Dega e katërt e pushtetit në Rusi. Nëse qëndroni të punoni për propagandë, ju jeni duke e vënë veten në rrezik shumë më të madh se sa nëse largoheni. Tërhiquni! Disa muaj pa punë është padyshim më mirë për ju sesa një jetë e përndjekjes ndërkombëtare”, përfundoi ai./albeu.com