Zbulimi i statujës së princeshë Dianës bën bashkë Williamin dhe Harryn

Duka i Kembrixhit dhe Duka i Sussex do të bëhen bashkë për të zbuluar statujën e nënës së tyre të ndjerë, Diana, Princesha e Uellsit.

Princi William u fotografua duke udhëtuar për në Londër, për të marrë pjesë në eventin që do të zhvillohet në Sunken Gardens në Kensington Palace.

Kjo do të jetë hera e dytë që dy vëllezërit bashkohen. Hera e fundit ishte në prill, kur u nda nga jetë gjyshi i tyre, Princi Philip.

Kujtojmë se Harry fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar të premten që shkoi, në mënyrë që të mbaronte karantinën e detyrueshme dhe që të kishte mundësi të merrte pjesë në event.

Në zbulimin e statujës, përveç familjes së ngushtë të Dianës, do të jenë të pranishëmedhe anëtarët e komitetit të statujave, skulptori Ian Rank-Broadley dhe dizajneri i kopshtit, Pip Morrison.

Dita e zbulimit të statujës përkon me ditëlindjen e saj të 60-të të princeshës së ndjerë, dhe homazhe të shumta janë mbajur në të gjithë botën./albeu.com