Mbushën Tiranën me para false nga Italia, vihen në pranga 2 të rinj nga Kruja

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj nga Kruja të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin akuzohen se siguronin kartmonedha falas dhe i hidhnin në treg në Tiranë.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

“Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë…”- njofton policia e Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Konvertimi”

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”. /albeu.com/

 


Shtuar 1.07.2021 15:58