Yuri Kim takon sipërmarrësin shqiptar: Gjithë jetën ka punuar tokën me duar (FOTO LAJM)

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, është takuar me Artur Brakajn një biznesmen në fushën e kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit.

Kim shprehet e lumtur dhe mirënjohëse që ka takuar dikë i cili gjithë jetën e tij ka punuar tokën me duar.

Ajo vlerëson punën e tij duke uruar që Zoti të bekojë duar të tilla punëtore që na ushqejnë të gjithëve.

“Është sezoni i vjeljes së ullirit dhe jam shumë mirënjohës që kam takuar Artur Brakajn, i cili gjithë jetën e ka punuar tokën me duar. Shpresoj që Zoti t’i bekojë duart punëtore si ato të Arturit që na ushqejnë të gjithëve”, shkruan ambasadorja./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)


Shtuar 29.11.2021 18:00