Del nga shtrati lumi Shkumbin, probleme me energjinë dhe reshqitje dherash në Elbasan

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në qarkun e Elbasanit. Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati. Mësohet se janë përmbytur 4-5 hektarë me toka bujqësore.

Burime zyrtare pranë shtabit të emergjencave civile bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve dhe erërave në disa zona ka probleme sa i takon furnizimit me energji elektrike.

Aktualisht raportohen probleme në fshatrat e Librazhdit dhe Gramshit si dhe në njësinë administrative Shushicë të Elbasanit.

Po ashtu probleme ka pasur me rrëshqitjet e gurëve në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit në Librazhd por qarkullimi i mjeteve vijon normalisht pasi firma kontraktuese është duke vijuar punën për mirëmbajtjen e rrugës.

Rrëshqitje dherash raportohen edhe në fshatin Bersnike të Gramshit./albeu.com


Shtuar 29.11.2021 17:49