Yuri Kim kritikon numëruesit: Hiqni bluzat me numra, nuk lejohet

Ambasadorja Yuri Kim ka shkuar në terren bashkë me Celibashin në një qendër numërimi në Vasil Shanto ku ka nisur tashmë procesi i numërimit.

Yuri Kim: Duhet të ndërroni bluzat. Ju që keni veshur bluzat me nr 9, ju të Partisë Demokratike duhet të ndërroni bluzat. Nuk lejohet. Ose të paktën t’i vishni mbrapsht. Ndërrojini tani në moment.

Kush është këtu nga PD? Po nga PS? Po nga LSI? Kur nisni? Shpejt? Ok, do të jem edhe unë me ju.

Ilirjan Celibashi: Duhet t’i ndërroni në moment bluzat, është e drejtë. Dhe të nisni punën.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.04.2021 00:30