Ambasadorja Kim mesazh të prerë krerëve të partive: Mos supozoni rezultate

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ndërsa ka inspektuar një qendër numërimi në njësinë nr.5 në Tiranë, u ka bërë një thirrje të fortë krerëve të partive.

Kim u ka kërkuar të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur të përfundojë numërimi.

“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi.” shkruan ambasadorja Kim./albeu.com


Shtuar 26.04.2021 00:32