Teksa situata në Partinë Demokratike vijon të jetë e tensionuar, pas Alibeajt, edhe të tjerë personazhe kanë shpallur platformën e tyre për bashkimin e PD-së.
Së fundmi ka qenë deputeti Xhelal Mziu i cili ka publikuar platformën e tij se si bashkohet Partia Demokratike.
Mziu ka fshirë edhe statusin e mëparshëm ku tregonte mbështetjen për platformën e propozuar nga Alibeaj.
“Platforma dhe hapat përbashkues, që duhet të aprovohen dhe ndiqen nga grupi parlamentar si e vetmja strukturë përfaqësuese dhe përgjegjëse e PD, që të kemi një PD fituese në zgjedhjet vendore të vitit 2023! 1. Unifikimi total i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sipas 25 prillit 2021. 2. Heqja dorë nga ankimimi në gjykatën e apelit të vendimit për Partinë Demokratike! 3. Shpallja NUL e çdo përjashtimi, që nga kryesia PDSH, këshilli kombëtar e çdo zgjedhje apo emërim të bërë në strukturën drejtuese e deri në bazën e PD (nga PD apo Foltorja)! 4. Ndalimin i menjëhershëm i konflikteve dhe debateve të brendshme dhe pa vlerë brenda PD. 5. Hartimi i një programi e grafiku zgjedhjesh nga baza deri në Kuvendin Kombëtar përbashkues të PD! 6. Grupi parlamentar i PD si e vetmja strukturë e çertefikuar të jetë pjesa substanciale e grupeve të punës në terren nga dy palët, ku zgjedhjet nga Seksioni, Grupseksioni dhe deri në rang Kryetar dege të jenë deri në korrik 2022, më sakt: A. Zgjedhje të reja në seksione Maj 2022; B. Zgjedhje të reja në Grupseksione Maj-Qershor 2022; C. Zgjedhje e Kryetarëve të Degëve në bazë dege dhe Bashkie në Qershor-Korrik 2022; D. Zgjedhje e Kryetarit të PDSH Korrik ose Gusht 2022; E. Organizimi i Kuvendit Kombëtar Përbashkues i PD dhe zgjedhja e strukturave të Këshillit Kombëtar të PD, etj në Korrik ose deri Gusht 2022; F. Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe Zgjedhja e Kryesisë dhe strukturave të tjera drejtuese të PD Gusht ose në Shtator 2022; H. Të hartojmë një platformë konkurruese qeverisëse të PD (të shpaloset në shtator ose tetor), që të binden jo vetëm demokratët por dhe apolitikët, pse jo dhe socialistët që Shqipëria meriton një qeverisje ndryshe nga sot, një qeveri që i bënë qytetarët shqiptarë që të ndjehen si qytetarët e BE këtu në Shqipëri. Këtë duhet dhe mundet që ta bëj vetëm Partia Demokratike. Kjo është ajo çfarë duhet të bëj grupi i punës i përbashkët i grupit parlamentar të PD por dhe eksponent të tjerë, që të kemi një PD më të madhe se me 25 prill dhe fituese në raport me rilindjen. Historia jo e largët ose koha, do të dënoj me forcë këdo që është kundër bashkimit pakushte të Partisë Demokratike! Demokratët dhe shqiptarët janë në krizë të thellë, ne po Ju humbim shpresën atyre. Shqipëria çdo ditë po bëhet më e vogël nga dje dhe për fajin tonë”, ka shkruar Xhelal Mziu./albeu.com/