Xhaferri: Ilir Alimehmeti është emri i preferuar i PD-së për Tiranën, por jemi të hapur për kandidatë të tjerë

Besart Xhaferri, deputet i Partisë Demokratike, bëri të ditur se Ilir Alimehmeti është emri që kjo parti ka mandatuar për të kërkuar mbështetjen e opozitës si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ai nënvizoi se synimi është një marrëveshje mes forcave opozitare për të përballuar Partinë Socialiste me një kandidat të përbashkët.

Gjatë një interviste në emisionin “Prime News24” të News24, Xhaferri u shpreh se beson te mundësia e bashkimit, edhe pse disa parti të vogla mund të kenë shfaqur rezerva. Sipas tij, ka baza të përbashkëta për të ndërtuar një marrëveshje, me kusht që të shmanget protagonizmi politik.

Të lidhura

None found

“Po, patjetër. Deri në çastin kur arrihet bashkimi, secili mund të shprehet kundër. Por bashkimi duhet të mbështetet te dy ose tri rregulla e shtylla. Duhet të dimë për çfarë po bashkohemi. Besoj se këto baza ekzistojnë dhe tani duhet vetëm të ndërtojmë kornizën, çatinë e shtëpisë ku të mblidhen shqiptarët që janë kundër Edi Ramës. Kjo arrihet duke lënë mënjanë çdo protagonizëm të faktorëve politikë opozitarë”, tha Xhaferri.

Për zgjedhjet vendore, ai shpjegoi se propozimi i PD-së është që partitë opozitare të ruajnë veçmas identitetin politik dhe të paraqesin listat e tyre për këshillin bashkiak, ndërsa garës për kryetar të Bashkisë së Tiranës t’i qasen me një kandidat të vetëm.

“Ne kundërshtojmë kodin elektoral, sepse votat e listave të ndryshme opozitare nuk bashkohen në një vend. Në zgjedhjet vendore, megjithatë, kemi mundësinë që këtë ta bëjmë përmes kandidatit. Ai mund të shërbejë si ‘koshi’ ku mblidhen votat e listave të ndara për këshillin bashkiak. Asnjë rrymë opozitare nuk duhet të humbasë identitetin: secila të garojë me listën dhe programin e vet për qytetin, por për të pasur mundësi reale të fitojmë Tiranën duhet një kandidat ku të përqendrohen të gjitha votat”, u shpreh deputeti.

I pyetur nëse konsultimet me partitë e tjera kanë nisur me vonesë, duke qenë se zgjedhjet zhvillohen në maj, Xhaferri tha se procesin e ka hapur Partia Demokratike. Sipas tij, mosshpallja zyrtare e një kandidati është e qëllimshme, për t’u dhënë hapësirë edhe forcave të tjera politike.

“Procesin e ka nisur Partia Demokratike. Tani duhet të biem dakord për formatin që do të na mundësojë të ulemi e të diskutojmë. PD-ja nuk ka nxjerrë kandidat pikërisht për këtë arsye. Një parti i ka kapacitetet njerëzore për të propozuar kandidatë, por mosparaqitja e tyre deri tani synon t’i hapë rrugë këtij procesi”, deklaroi ai.

Xhaferri konfirmoi se Ilir Alimehmeti është kandidati i preferuar dhe i mandatuar nga PD-ja për të marrë pëlqimin e faktorëve të tjerë opozitarë. Megjithatë, ai sqaroi se emri nuk është zyrtarizuar dhe se partia është e gatshme të shqyrtojë edhe alternativa të tjera.

“Ilir Alimehmeti është emri që Partia Demokratike preferon dhe ka mandatuar për të siguruar edhe miratimin e faktorëve të tjerë opozitarë. Nuk kemi zyrtarizuar asgjë, që të mos imponojmë kandidaturën. Jemi të hapur ndaj të gjitha rrymave opozitare për propozime të tjera, të cilat më pas mund t’i vlerësojmë”, tha deputeti demokrat.

Sipas Xhaferrit, kandidati duhet të vlerësohet me kritere konkrete, mes tyre njohja dhe pëlqyeshmëria në publik. Ai sugjeroi që të kryhen sondazhe profesionale dhe theksoi se, për shkak të kohës së kufizuar të fushatës, nevojitet një kandidat me profil publik të konsoliduar. Kandidati, shtoi ai, mund të vijë nga politika, akademia, mjekësia ose aktivizmi qytetar.

Ai pranoi se mes forcave opozitare vazhdojnë të ketë mospajtime dhe kritika, por tha se ato duhet të lihen mënjanë për të mundësuar një kandidaturë të përbashkët.

“Duhet të fitojë qëllimi i sheshit: goditja e sistemit të Edi Ramës. Kandidati për Bashkinë e Tiranës nuk lidhet as vetëm me Partinë Demokratike, as me një faktor të vetëm. Ai duhet të jetë kandidati që do të godasë sistemin e Edi Ramës duke i marrë kryeqytetin”, u shpreh Xhaferri.

Sa i përket kohës për të arritur marrëveshjen para zgjedhjeve të majit, ai tha se ajo do të mjaftojë nëse deri në dhjetor-janar përcaktohet një emër që gëzon mbështetje të gjerë. Kjo, sipas tij, do të linte kohë për përgatitjen e fushatës.

Deputeti theksoi se në këtë fazë rëndësi parësore ka dakordësia për mbështetjen e një kandidati nga e gjithë opozita, jo imponimi i një emri të caktuar.

“Një situatë të tillë nuk e kemi pasur as më 2023, as më 2019 dhe as më 2015. Mbi të gjitha, duhet të vendoset si parim që të ketë një kandidat të vetëm dhe, kushdo qoftë ai, të marrë mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë një kandidat kundër Partisë Socialiste në Tiranë”, përfundoi Besart Xhaferri.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikablack jack insurancejojobet güncel