Vitin e kaluar, kompania “goditi” përdoruesit Android, sistemi operativ i të cilëve ishte më i vjetër se Android 4.1.
Nga tetori do të preken edhe pronarët e iPhone. Domethënë ata që përdorin iOS 10 dhe 11.
Duke filluar nga 24 Tetori, në këto telefona nuk do të funksionojë më aplikacioni. Përdoruesit e këtyre versioneve të sistemit operativ iOS do të duhet të kalojnë në iOS 12, si dhe pronarët e iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S.
Megjithatë, modelet e iPhone 5 dhe iPhone 5C nuk janë të pajtueshme me iOS 12, që do të thotë se pas 24 tetorit, pronarët nuk do të mund të përdorin më aplikacionin popullor.