Vrasje me pagesë, kush është 35 vjeçari i arrestuar sot në Durrës: Njohje me “Rrumin e Shijakut”

Aldi Mustafa njëri prej të arrestuarve në Durrës së bashku me 2 të tjerë që dyshohet se do të kryenin vrasje, rezulton të ketë qenë pjesë e bandave kriminale të Durrësit prej shumë vitesh. Ka miqësi me Aleksandër Lahon, Rrumin e Shijakut.

Aleksandër Laho, mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj. I njohur ndryshe me nofkën ‘Rrumi’, emri i Lahos është i njohur për botën e krimit, pas akuzave për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri.

Mustafa rezulton i dënuar më parë në shtetin gjerman me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kanosje. Ndërkohë që edhe Zyka ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Në momentin kur janë ndaluar nga policia ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “BMW” që drejtohej nga Mustafa. Ata kanë tentuar të largohen duke goditur makinën e policisë por janë bllokuar nga shërbimet e tjera të uniformave blu.


Shtuar 30.08.2021 12:04