Po që “ngjajnë”, Ilda Bejlerin e krahasojnë me Ronaldon dhe gazetarja u shkri së qeshuri (FOTO LAJM)

Ndonëse prej disa kohësh është larguar nga ekrani, Ilda Bejleri nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë që ka për sportin, edhe në postimet në rrjetet sociale. Së fundmi moderatorja sportive ka publikuar një bashkim fotosh të saj dhe të futbollistit Cristiano Ronaldo, të realizuar nga ndjekësit, duke qeshur e duke vënë në dukje faktin se këmbët dhe qëndrimin e mbajnë njësoj.

“Kush e bëri më mirë?”, shkruan Ilda shoqëruar me ca të qeshura. Dhe ne po e presim një përgjigje nga ju.

Kjo nuk është hera e parë që Ildën e krahasojnë me Ronaldon për shkak të qëndrimit, por gazetarja ka ditur gjithmonë ta marrë me sportivitet.