Vrasja e oficerit në Lezhë, dëshmia e shokëve të Aldi Ramës: Ka pasur jetë të vështirë, babai e ka të dënuar përjetë

Gjatë një operacioni anti-drogë, ditën e djeshme është vrarë me armë zjarri në Lezhë, oficeri i Krimeve Saimir Hoxha.

Autori i vrajes është 21-vjeçari Aldi Rama, i cili pas ngjarjes ka qëlluar vetën me plumb në kokë, dhe mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë deklaruar dhe dy shokët e Aldi Ramës të cilët ishin me të kur ndodhi vrasja.

Ata kanë thënë se, nuk e kanë ditur që shoku i tyre ka pasur armë më vete dhe se ka qenë i dënuar me arrest shtëpie. Ndër të tjera ata janë shprehur se Aldi dilte dhe i takonte rregullisht, ndaj s’kanë pasur dijeni për masën e sigurisë ndaj tij.

Gjithashtu një nga miqtë e 21-vjeçari ka deklaruar për Report Tv se, të e ka njohur pasi kishte qenë në të njëjtën qeli me vëllain e tij dhe se ishte tronditur kur kishte mësuar për ngjarjen e rëndë një ditë më parë.

“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dhe në 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë”, ka treguar ai./albeu.com