Vdekja e mësueses në Pogradec, flet bashkëshorti: Iku nga mjekimi i pakujdesshëm, të vihet drejtësia

Një mësuese 46-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit ditën e djeshme. Anila Bazelli është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Sot, në një deklaratë për media, bashkëshorti i saj ka thënë se gruaja e tij vunate vetëm nga astma dhe se vdekja ka ardhur nga pakujdesia e mjekësve.

Ai ka kërkuar që të vihet drejtësi për këtë ngjarje të rëndë.

“Di që zonja ime ishte me shëndet të mirë. Të akuzoj apo jo, mund të jenë organet ligjzbatuese që do marrim vendim, po di që zonja ime ka ikur nga mjekimi i pakujdesshëm. Iku me këmbët e saja, me tension normal e të tëra. D.m.th u bë gjilpëra e iku, me sekonda. Në dy ilaçe inltravenoze mbaroi direkt. Të merret drejtësia. Nuk ka pas probleme të tjera, vetëm asmë”, tha bashkëshorti i mësueses së ndjerë.

Trupi i 46-vjeçares është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve./albeu.com

 

 


Shtuar 29.09.2021 11:11