Vizita e Begaj në Kosovë, kreu i LDK-së refuzon sërish takimin me presidentin shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kryer vizitën e tij të parë me detyrën e re në Kosovë.

Sot është dita e tij e dytë nga vizita zyrtare ku mësohet se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka refuzuar sërish takimin me presidentin Begaj, pasi ky i fundit i kishte kërkuar që takimi të bëhej në selinë e Kuvendit.

Abdixhiku nuk e ka respektuar ftesën me arsyetimin se takimi duhej të bëhej në selinë e PDK-së.
Ndërkohë, Begaj deri më tani është takuar me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti.

Agjenda, e martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:
09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.
09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.
10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.
10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.
11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.
12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë).
13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.
14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit./albeu.com